Opozita nuk votoi kryetarin shqiptar të Kuvendit dhe kërkon nga Bashkimi Demokratik të votojë nënkryetarin e tyre

Deputeti nga koalicioni “Tash është koha” Skender Rexhepi-Zejdi , ka deklaruar se përse një nënkryetar i Kuvendit të mos jetë nga opozita shqiptare. “Në parim së pari do të diskutojmë numrin e nënkryetarëve, që pastaj nëse opozitës do t’i takoj një nënkryetar, pse të mos jete ai nga opozita shqiptare” deklaroi Rexhepi.

Duke komentuar këto zhvillime gazetari Urim Saliu ka thënë se Ti e kërkon nënkryetarin e Kuvendit t’a ketë opozita.Por atë nënkryetar duhet ta votojë partia që nuk i’a votove kryetarin e Kuvendit.Nëse pranon partia në pushtet të ta votojë njërin ndër pesë nënkryetarët që të jetë i opozitës , atëherë vota e vjedhur e Bashkimit Demokratik për Integrim së sipas ASH dhe AAA me automatizëm bëhet votë e pastër dhe legjitime është shprehur Saliu.

Rexhepi gjithashtu tha se së pari do të dëgjojnë arsyetimin e propozimit për zgjedhjen e nënkryetarëve. Më pas, sipas tij, nëse vendoset që njëri nënkryetar t’i takojë opozitës shqiptare, atëherë për emrin do të vendoset në koordinim mes deputetëve të koalicionit “Tash është koha”./TetovaSot.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu