Optimizëm para zgjedhjeve të së dielës. Qytetari: Ziadin Sela, ta ndëshkojë VMRO-në për krimin ndaj tij

Shumica e qytetarëve të anketuar nga gazeta Lajm, besojnë se raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të jetë i suksesshëm. Personat e intervistuar në rrugët e Shkupit, deklaruan se të dielën do të dalin në votime dhe se presin që të arrihet censusi i nevojshëm i pjesmarrës në zgjedhje prej 40 %.

“Mendoj se do të arrihet censusi dhe zgjedhjet do të jenë të suksesshme. Në këtë moment varet edhe nga koalicioni i Selës sepse ai akoma heshtën megjithëse atij i’u bë krimi më i madh deri në vrasje nga VMRO-ja, ai akoma heshtë për votën e elektoratit të vetë. Nëse edhe ajo pjesë e shqiptarëve do ta votojë koalicionin e LSDM-së me BDI-në ska dilema se do të fitojë Pendarovski. Nëse nuk kemi mend, le të bëhet e kundërta. Opsioni i Siljanovskës nuk na shpien askund” u shpreh një qytetar.

Edhe disa të moshuar që takuam duke pushuar në ulëset e sheshit “Skenderbeu”, thanë se do të votojnë dhe se zgjedhjet do të jenë të suksesshme. “Do të fitojë kandidati i LSDM-së, por vetëm nëse e votojnë shqiptarët”. Kishte edhe të tillë që kishin frikë se për shkak të largimit të të rinjve nga vendi, mund të rrezikohet procesi. “Zgjedhjet do të jenë të suksesshme por, jo qindpërqind sepse shumë të ri janë larguar nga vendi dhe kjo mund të reflektohet”, u shpreh një i anketuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu