Ora nuk do të ndryshohet më në verë dhe në dimër? Merret vendimi

Çështja e ndryshimit të orës verore dhe dimërore ka ngjallur debat ndërsa së fundmi BE ka pyetur qytetarët e vet nëse duhet ndërruar.

Kështu në kulmin e verës së nxehtë ata shprehën mendimin e tyre nëse duhet shfuqizuar rregulli për ndryshimin e ores.

Disa prej tyre e kanë konsideruar këtë nismë një ide të mrekullueshme dhe se kaardhur koha për një kthesë në orën europiane.

Rreth dy milionë vetë kanë marrë pjesë në anketimin në internet, që nisi më 4 korrik dhe u mbyll më 16 gusht.

Politikani gjerman Michael Theurer është i bindur, sedo të shfuqizohet ndryhsimi i orës, por nuk e di se kur!

Ai thotë:

Me heqjen e ndryshimit të orës BE-ja mund të ketë përfitim.” Nisma mund të përforocjë kohezionin europian. Moskoordinimi i ndryshimit të orës mes vendeve anëtare është i dëmshëm për tregun e brendshëm, për udhëtimet dhe komunikacionin. “Nëse të 28 vendet anëtare vendosin në mënyrë të mëvetsishme për orën e verore dhe atë dimërore, atëherë do të krijohej një pështjellim. Zgjidhjet në nivel kombëtar çojnë në kaos.”

Qysh tani është e qartë: ndryshimi i orës në ritmin brenda gjashtë muajve nuk rezulton atë që premton. Kursimi i energjisë, sipas Komisionit të BE-së është minimal. Në vend të kësaj kjo ndërhyrje influencon në bioritmin e qytetarëve të BE-së duke shkaktuar rregullisht shqetësime në gjumë, acarim dhe probleme me përqendrimin.

Pra të shfuqizohet rregulli për ndryshimin e orës? Por çfarë pas kësaj? Do të mbetet në fuqi ora verore apo ajo dimërore? Përgjigja nuk është e thjeshtë, sepse për të dyja opcionet ka argumenta pro dhe kundër. Edhe brenda vet 28 anëtarëve të BE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu