OSBE/ODIHR do t’i shpallë vlerësimet fillestare për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it sot në një konferencë për media në orën 15 do t’i shpallin vlerësimet fillestare nga monitorimi i raundit të dytë të zgjedhjeve të djeshme presidenciale dhe parlamentare.

Shefja e misionit të OSBE/ODIHR për monitorimin e zgjedhjeve Xhillian Stirk, dje deklaroi se do t’i shqyrtojnë raportet për procesin zgjedhor nga i gjithë vendi, ndërsa më pas do të nxjerrin konkluzione në bazë të monitorimit të vëzhguesve të tyre.

Misioni i OSBE/ODIHR për monizorim të zgjedhjeve kishte më shumë se 300 vëzhgues në vendvotime në të gjithë shtetin për ndjekjen e procesit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare.

Stirk dhe ekipi i saj janë në Shkup që nga 20 marsi dhe, siç tha, kanë edhe vëzhgues afatgjatë të vendosur në të gjithë vendin në nëntë lokacione të ndryshme duke i ndjekur të gjitha aspektet e përgatitjeve për këto zgjedhje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu