Osmani afër kuorumit, deputetët turq nuk e kushtëzojnë votën me çështjen e ambasadës në Jeruzalem

Pas letrës së presidentit turk, Recep Tayip Erdogan dërguar kryeministrit Albin Kurti rreth shqetësimeve të tij për vendosjen e Ambasadës në Jeruzalem, u shtuan zërat se Partia Demokratike Turke e Kosovës, mund ta kushtëzojë votimin e Vjosa Osmanit për presidente.

Mirëpo nga KDTP kanë mohuar se do ta kushtëzojë votimin e Vjosa Osmanit për presidente më çështjen e rishikimit të ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.

Kështu ka thënë për lajmi.net, deputeti i kësaj partie, Fikrim Damka. “Nuk do të kemi asnjë kushtëzim për votën e presidentit”, ka thënë shkurt Damka. Ndërkohë, javën e kaluar, presidenti turk, Recep Tayip Erdogan i ka dërguar letër kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti, ku ndër të tjera ia ka përmendur edhe çështjen e ambasadës në Jeruzalem.

Ai i është drejtuar shefit të qeverisë së Kosovës duke i thënë se e di që është i shqetësuar në lidhje me vendosjen e ambasadës në Jeruzalem , duke i kërkuar që ta rishikojë këtë vendim.

Në letrën e tij, Erdogan ka përmendur edhe përfshirjen e Partisë Demokratike Turke të Kosovës në Qeverinë Kurti, për të cilën ka thënë se e konsideron si një tregues që Kurti do t’i kushtojë vëmendje prioriteteve dhe pritjeve të komunitetit turk në Kosovë.

Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës, ka vendosur të marrë pjesë në procesin zgjedhor për një president të ri. Derisa Partia Demokratike e Kosovës janë nuk do të marrin pjesë në votimin e Vjosa Osmanit presidente.

Kurse kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë një konference për media ka thënë sot se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket çështjes së presidentit. Ai ka thënë se nuk kanë marrë ftesë nga kryeministri Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani për një marrëveshje politike për të votuar presidenten.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu