Osmani, Biden-it: Familja juaj i ka dhënë gjithmonë dritë Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë që familja Biden i ka dhënë dritë Kosovës, teksa ka nderuar Beau Biden-in me Medalje të Nderit post-mortem.

Ajo tha që angazhimi i presidentit amerikan Joe Biden për ta bërë vendin e tij dhe botën më të mirë është i pakapërcyeshëm, teksa foli fjalë të mëdha për djalin e ndjerë të tij, Beau-në, i cili pas luftës në Kosovë kishte shërbyer në trajnimin e prokurorëve vendës.

E gjithë familja Biden i ka dhënë dritë njerëzve të Kosovës”, ka thënë Osmani në ceremoninë e sotme.

Ju siguroj që puna e Beau-së dhe kolegëve të tij amerikanë nuk do të shkojë kot dhe do ta bëjmë Kosovën vendin që ka potencial të jetë dhe që populli e meriton të jetë”.

Ne do t’ju bëjmë krenarë për gjithë ato që i keni bërë. Faleminderit!“Të pushojë në paqe shpirti i Beau-së dhe uroj që trashëgimi e tij të na udhëheqë drejt asaj që është e drejtë”-tha Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu