Zgjerimi i Bashkimit Evropian, sfidat me të cilat përballen vendet nga rajoni, si dhe sfidat e përgjithshme me të cilat përballet Evropa, ishin pjesë të temave për të cilat biseduan zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në takim me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini.
Në takim, Osmani e theksoi realizimin e suksesshëm të Planit 3-6-9, i cili pret, deri në fund të implementimit të tij, në tërësi t’i reflektojë kërkesat e Unionit për reforma në Maqedoni, që në afat adekuat do të ishin implementuar.
Zëvendëskryeministri, siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane, e transmetoi qëllimin e Qeverisë, që me guxim dhe pozitivisht të përkushtohet në mbylljen e të gjitha çështjeve të hapura politike, mes të cilave edhe kontesti me Greqinë për përdorimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë./InfoShqip.com










