Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, realizoi takim me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Estoneze, Mati Maasikas. Ne Takim eshte diskutuar per pershpejtimin e proceseve integruese te vendit ne strukturat euroatlantike. Zv/kryeministri Osmani para ministrit te jashtem estonez ka prezentuar planin operativ te qeverise per integrimin e vendit 3.6.9.
Në takim, pervec procesit integrues te Maqdonise eshte diskutuar edhe per prioritetet e Presidencës Estoneze me Këshillin e Bashkimit Evropian dhe politika e zgjerimit, njofton InfoShqip.
“Dua të theksoj se Republika e Maqedonisë me optimizëm shikon në Kryesimin me Këshillin e Bashkimit Evropian nga ana e Republikës së Estonisë deri në fund të vitit, periudhë të cilën vendi ynë vendosi t’i përkushtojë reformave dhe gjitha pengesave të tjera që vështirësojnë afrimin e Maqedonisë drejt Unionit. Qëllimi ynë është, deri sa vazhdon Kryesimi i Estonisë, t’i marrim hapat e para konkrete nga ana e Unionit që do të jenë në drejtim të dukshmërisë së perspektivës Evropiane të Republikës së Maqedonisë”-theksoi Bujar Osmani./InfoShqip.com










