Osmani-Edshtadler: Riafirmohet mbështetja e fuqishme austriake për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Austria e sheh vendin tonë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor si pjesë e familjes të BE-së dhe se edhe tutje do të vazhdojnë me mbështetjen e fuqishme për eurointegrimin tonë, ka potencuar ministrja për Evropën e Republikës së Austrisë, Karoline Edshtadler në video-konferencë me zëvendëskryetarin e Qeverisë të angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Siç kumtoi SEÇ, në fillim të takimit Zëvendëskryeministri Osmani shfrytëzoi rastin ti falënderohet ministres Edshtadler për mbështetjen e saj personale dhe për mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Austrisë, që në kushtet e pandemisë kur të gjithë ishin të fokusuar në krizën e krijuar, ata fuqishëm mbështetën vendimin për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Njëherit Osmani shprehu mirënjohje edhe për mbështetjen në luftën kundër KOVID19, duke potencuar se vetëm me forca të përbashkëta mundemi me sukses të ballafaqohemi me krizën e krijuar.

Ministrja Edshtadler, thuhet e ka përmendur pakon e re të mbështetjes së BE-së në vlerë prej 3.3 miliardë euro, të paraparë për të paralajmëruar Samitin e ardhshëm në Zagreb.

Mes tjerash, shtohet bashkëbiseduesit diskutuan rreth pritjeve nga Samiti “BE – Ballkani Perëndimor” i cili do të mbahet në Zagreb me 6 maj, rreth Kornizës negociuese dhe Raportit për progres që KE duhet ta publikojë në fillim të muajit të ardhshëm.

Gjatë takimit Zëvendëskryeministri Osmani lidhur me kornizën negociuese e cila pritet të prezantohet nga ana Komisionit Evropian në fillim të qershorit potencoi se ajo llogaritet si dokument i rëndësishëm dhe duhet me kujdes dhe përkushtim të pozicioneve të vendosura të vendeve anëtare si dhe harmonizimin e të njëjtave me vendin tonë me qëllim që në të ardhmen të kemi rrjedhë pa pengesa dhe të lehtë të negociatave.

“Në periudhën e ardhshme duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të lobojmë me përkushtim me qëllim që korniza negociuese të jetë e përshtatshme për të gjithë, sepse në momentin kur e njëjta do të harmonizohet, më nuk do të ketë hapësirë për ndryshim të rregullave” shtoi Osmani.

Gjatë bisedës dy bashkëbiseduesit u dakorduan se Samiti i radhës BE – Ballkani Perëndimor është mundësi të veçantë për liderët e rajonit dhe të BE-së për ti përforcuar marrëdhëniet e tyre dhe për të diskutuar rreth sfidave kryesore politike dhe ekonomike me të cilat ballafaqohen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu