Osmani i reagon Lajçakut: Kufijtë tanë u shënuan me jetët që mori gjenocidi i Serbisë

Ushtruesja e presidentit, Vjosa Osmani i ka reaguar të dërguarit special të BE’së për dialogun, Miroslav Lajçak që përdori një hartë, ku Kosova ishte pjesë e Serbisë.

Vjosa Osmani përmes një postimi në Twitter ka shkruar që Kosova do të jetë gjithmonë vend i pavarur dhe sovran.

Republika e Kosovës është do të jetë gjithmonë një vend i pavarur, i pandashëm & sovran. Kufijtë tanë u shënuan me humbjen e mijëra fëmijëve, grave dhe burrave, jetët e pafajshme të të cilëve u morën gjenocidi i Serbisë. Nuk mund të ketë neutralitet ndaj kësaj të vërtete”, tha Osmani në postimin e saj.

Kujtojmë që Lajçak sot është munduar të sqarohet për këtë gjë duke thënë se ishte keqinterpretim dhe se ai në zyrë ka një hartë ku Kosova ka kufijtë e saj.

Më poshtë reagimi i plotë i Osmanit:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu