Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani ka reaguar ashpër ndaj letrës që Lëvizja BESA i ka dërguar kryeminstrit Rama ku kërkohet pranimi i autorsisë së deklaratës së partive shqiptare.
Sipas Osmanit, kjo thirrje e tyre publike që Tirana zyrtare të pranojë autorësinë e Deklaratës së Partive shqiptare parlamentare në Maqedoni i dha pretekst të fuqishëm z. Ivanov, z. Gruevski, por edhe forcave tjera në rajon veçanërisht në Serbi që të akuzojnë Republikën e Shqipërisë dhe kryeministrin Rama për ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit fqinj, por edhe për t’i motivuar protestat kundër kësaj Deklarate dhe kundër formimit të Qeverisë se re, njofton TetovaSot
“Televizioni Ora Neës nga Tirana raportoi për Letrën publike që partia Lëvizja Besa i kishte dërguar kryeministrit të Shqipërisë, z.Edi Rama. Kjo thirrje e tyre publike që Tirana zyrtare të pranojë autorësinë e Deklaratës së Partive shqiptare parlamentare në Maqedoni i dha pretekst të fuqishëm z. Ivanov, z. Gruevski, por edhe forcave tjera në rajon veçanërisht në Serbi që të akuzojnë Republikën e Shqipërisë dhe kryeministrin Rama për ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit fqinj, por edhe për t’i motivuar protestat kundër kësaj Deklarate dhe kundër formimit të Qeverisë se re. Tentimi i djeshëm i Lëvizjes Besa për t’u amnistuar nga kjo thirrje e papjekur, por pse jo ndoshta edhe e kalkuluar, nuk e zvogëlon dëmin e shkaktuar” ka shkruar Bujar Osmani
Ditën e djeshme, zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Orhan Murtezani u shpreh se lideri i BDI-së gënjen kur thotë se Lëvizja BESA ka dërguar një letër të hapur kryeministrit shqiptar Edi Rama.
“Ali Ahmeti gënjen opinionin. Nuk ka askund një letër të hapur nga Lëvizja BESA drejtuar kryeministrit Rama”, ka shkruar Murtezani./albeu.com/