Osmani javën e ardhshme në Greqi, diskuton për emrin

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani javën e ardhshme me siguri do ta vizitojë Athinën ku do të bisedojë me përfaqësues të lartë të autoriteteve greke, publikoi edicioni online i gazetës greke “Katimerini”.

Duke iu referuar analistëve, gazeta informon se pret që takimet midis përfaqësuesve të të dy vendeve të intensifikohen në fillim të vitit të ardhshëm.

Duke mos saktësuar nëse vizita e Osmanit është në kuadër të përpjekjeve për gjetjen e zgjidhjes për emrin, ose lidhur me aspekte të tjera të marrëdhënieve bilaterale midis Maqedonisë dhe Greqisë, gazeta në të njëjtin tekst fokusohet në takimin me ndërmjetësin Methju Nimic, takim të cilin për javën e ardhshme e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu