“Beteja për Çairin”, ka qen tema e emisionit Debat në Shenja, ku ishin të ftuar kandidatët për këtë komun, ai i Aleancës Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani dhe kandidati i VLEN-it, Izet Mexhiti.
Ndonëse janë zgjedhje lokale, kandidati i AKI-së, Bujar Osmani, foli edhe për politikën në nivel qendror. Ai tha se kjo qeveri bie më 19 tetor, duke shtuar se siç tha Osmani, do ta rrëzojnë qeverinë më anti-evropiane e anti-shqiptare që ka ekzistuar ndonjëherë.
“Kjo Qeveri bie më 19 tetor, për shkak se njerëzve u kam thënë një e dalur në vendvotim ne do të arrijmë shumë fitore: një do e çlirojmë Çairin pas 20 viteve kapje, në dy do e rrëzojmë qeverinë më anti-evropiane dhe më anti-shqiptare që ka patur ndonjëherë dhe tre do e thyejmë idenë e cila do të na poshtëron dhe të na shndërron në pakicë”, BUJAR OSMANI, KANDIDAT I AKI-SË PËR KOMUNËN E ÇAIRIT.
Nga ana tjetër, kandidati i VLEN-it, Izet Mexhiti, tha se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje , por ka nevojë për zgjidhje dhe për realizim të programit dhe të premtimeve.
“Kryeministri Hristijan Mickoski, para dy diteve, shkurt dhe qartë deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, të njëjtën e thash edhe unë si zv/kryeministër. Vendi nuk ka nevojë për zgjedhje, por ka nevojë për zgjidhje dhe për realizim të programit dhe premtimet që i kemi premtuar para qytetarëve”, IZET MEXHITI, KANDIDAT I VLEN-IT PËR KOMUNËN E ÇAIRIT.
Ndërkaq, sa i përket zgjedhjeve lokale, të dy kandidatët njëzëri premtuan, rregullim të infrastrukturës, investime në arsim, shëndetësi dhe kushte më të mira për bizneset që gravitojnë në komunën e Çairit.