Osmani: Kuvendi s’do të pranojë që në dialog të negociohet territori i Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se për Kuvendin e Kosovën është i papranueshëm çdo dialog në të cilin do të negociohej për tërësisë territoriale dhe sovranitetin e vendit.

Ajo ka thënë se Kuvendi do të ketë rol të fuqishëm mbikëqyrës dhe do të kërkojë që procesi të jetë transparent.

“Procesi i dialogut me Serbinë duhet të jetë i kujdesshëm. Ne nuk pranojmë asnjë version dialogu, në të cilin negociohet tërësia territoriale e Kosovës. Kuvendi do të ketë rol të rreptë mbikëqyrës dhe do të insistojë maksimalisht në rritjen e transparencës për procesin e dialogut. Gjithashtu do të kërkojmë raportim në Kuvend për secilën fazë të negociatave”, ka thënë Osmani.

Zonja Osmani e ka bërë këtë deklaratë gjatë takimit që ka zhvilluar të hënën me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ku është biseduar për rolin e Kuvendit në procesin e dialogut më SERBINË.

Në takim është diskutuar edhe për për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për agjendën e Kuvendit në muajt në vazhdim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu