Osmani mbron Kurtin: Kosova mori miliona euro donacion nga Serbia që nga viti 2016

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalur përsëri në mbrojtje të Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj Albin Kurti, në lidhje me pranimin e 1 mijë testeve nga Serbia.

Osmani është përfshirë në akuzat e deputetëve të opozitës dhe atyre të AAK’së, ku e quan të ulët pranimin e 1 mijë testeve nga Serbia.

Osmani ka deklaruar se ka pranuar një letër nga stafi civil i Ministrisë së Shëndetësisë ku thuhet se nga viti 2016 ka pranuar donacione nga Serbia dhjetëra miliona euro.

“Pasi që u hap tema e testeve nga Serbia, ju informoj se si kryetare e Kuvendit kam marrë një letër që thuhet se Kosova ka pranuar që nga viti 2016 dhjetëra miliona euro nga shteti i Serbisë në formë të barnave dhe pajisjeve mjekësore dhe materialit medicional do të ishte mirë që si deputetë të pyesim pse janë mbajtur fshehur këto donacione”.

Osmani tha se është dashur që deputetët të kërkojnë përgjegjësi se pse janë mbajtur fshehur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu