Qëndrimet publike të Listës Serbe në të cilat bëhet thirrje që serbët e Kosovës të respektojnë vendimet e Qeverisë së Serbisë dhe të Vuçiqit kanë nxitur reagimin e ashpër të kryekuvendares Vjosa Osmani.
Ajo tashmë ka filluar një iniciativë për të hartuar një deklaratë, Rezolutë në të cilën do t’i kërkojë Qeverisë së Kosovës që të largojë nga Qeveria ata që i bashkohen Vuçiqit në luftën politike dhe dimplomatike kundër Kosovës.
Osmani ka kërkuar që këtë iniciativë t’ia përkrahin të gjitha partitë politike në vend.
“U bëj thirrje të gjitha partive politike të më bashkohen në hartimin e një deklarim-rezolute me të cilën ne i kërkojmë Qeverisë të përjashtojë nga Ekzekutivi të gjithë anëtarët të cilët i bashkohen Vuçiqit në luftën politike dhe diplomatike kundër vendit tonë”, ka shkruar Osmani.
Sipas saj, edhe nëse Qeveria e Hotit hesht përballë qëndrimeve të tilla të Listës Serbe, Kuvendi nuk duhet ta bëjë një gjë të tillë.
Osmani thotë se qëndrimet e Listës Serbe janë kundër shtetit të Kosovës, ia kujton Hotit që e ka partner.
Osmani në një reagimin e saj ka thënë se edhe nëse lihen anash masat për COVID-19, një thirrje e tillë e Listës Serbe për mbështetjen e pozicioneve të Serbisë politikisht e diplomatikisht është një thirrje kundër sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës.
“Me fjalët e tyre, ata do “mbështesin Vuçiqin në luftën e tij për Kosovën dhe Metohinë” ”, ka shkruar Osmani.











Pershendetje z. e nderuar Kryeparlamentarja e Kuvendit te SHTETIT TË DARDANË-KOSOVËS!
KËSO FEMRA TË FORTA-Trimresha,siq jeni Ju Z.Kryetare VJOSA OSMANI dhe Zotri ALBIN KURTI TË VENDOSUR NE QENDRIME PËR ZBATIMIN NE PRAKTIK TË KUSHTETUESES SE SHTETIT DARDAN,KA NEVOJ SHTETI I JONË SHQIPTARË AUTOKTONË NE G. ILIRIK-ballkanik.
Kam qene dhe jamë me JU QË NGA FALJA E 8200 h. TOKE SHOVINISTËVE MALAZEZË . KERKES SHUMË, SHUMË ME VEND DHE E SAKTE 💯 PËR LISTËN ÇETNIKE SERBE.
SA ME URGJENT SHKARKONE,HIQNE QAFE SA ME SA ME SHPEJT, NGASE ËSHTË ME RREZIKSHMËRI TË LARTË. JU UROJME SHËNDETË dhe SUKSESE TË METEJME NE FORMIMIN EKONOMIK TË VENDIT,PUNSIMIN E TË PAPUNEVE dhe Luftimin me sukses te VIRUSIT SHKATRRUES KINEZORUS-COVID-19.
Me Respekt pa Fund
Faik Konica-Telaku
Pershendetje z. e nderuar Kryeparlamentarja e Kuvendit te SHTETIT TË DARDANË-KOSOVËS!
KËSO FEMRA TË FORTA-Trimresha,siq jeni Ju Z.Kryetare VJOSA OSMANI dhe Zotri ALBIN KURTI TË VENDOSUR NE QENDRIME PËR ZBATIMIN NE PRAKTIK TË KUSHTETUESES SE SHTETIT DARDAN,KA NEVOJ SHTETI I JONË SHQIPTARË AUTOKTONË NE G. ILIRIK-ballkanik.
Kam qene dhe jamë me JU QË NGA FALJA E 8200 h. TOKE SHOVINISTËVE MALAZEZË . KERKES SHUMË, SHUMË ME VEND DHE E SAKTE 💯 PËR LISTËN ÇETNIKE SERBE.
SA ME URGJENT SHKARKONE,HIQNE QAFE SA ME SA ME SHPEJT, NGASE ËSHTË ME RREZIKSHMËRI TË LARTË. JU UROJME SHËNDETË dhe SUKSESE TË METEJME NE FORCIMIN
EKONOMIK TË VENDIT,PUNSIMIN E TË PAPUNEVE dhe Luftimin me sukses te VIRUSIT SHKATRRUES KINEZORUS-COVID-19.
Me Respekt pa Fund
Faik Konica-Telaku