Osmani: Mickoski nuk vendos se kush do të jetë përfaqësues i shqiptarëve, këtë do ta vendosë populli

Bujar Osmani i BDI-së sot në një konferencë për media i ka bërë thirrje liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke i thënë se ai nuk vendos se kush do të jetë përfaqësuesi i shqiptarëve në qeverinë e ardhshme.

“Nuk vendos Mickoski se kush do të jetë përfaqësuesi i shqiptarëve. Për këtë do të vendos populli” – tha ministri aktual i punëve të jashtme në qeverinë teknike.

Ai shtoi se nuk duhet të flitet për koalicionet nëntë ditë para zgjedhjeve, por duhet të dëgjohet së pari vullneti i popullit.

Osmani komentoi deklaratën e Miçkoskit se pas zgjedhjeve parlamentare VMRO-DPMNE do të koalicionohet me “VLEN”, duke e krahasuar atë me kohën kur “Beogradi vetë zgjodhi Rahman Morinën të jetë përfaqësues i shqiptarëve nga Kosova”.

Ai shtoi se ende nuk është vendosur nëse dhe për kë do ti rekomandoje votat e fituara në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 24 prill.

“Unë isha kandidat i ‘Frontit Evropian’ dhe një vendim të tillë do ta marrim me ‘Frontin Evropian’ në ditët në vijim”, tha Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu