Osmani nga Sllovenia: Asnjë shtet i BE-së aktualisht nuk kundërshton procesin e liberalizimit të vizave

Në Slloveni është mbajtur sot samiti 11-të i Brdo-Brijunit, ku është diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor. Me këtë rast në një deklarim për media, presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova është vend që përputhet plotësisht në aspiratat e Bashkimit Evropian.

“Sa më shumë që është prezente prania e BE-së në Ballkan, aq më shumë paqe e siguri do të ketë në këtë rajon dhe në BE. Kosova do të jetë anëtare e barabartë e këtij rajoni. Si e tillë ajo ka dhënë propozimet që edhe janë marrë parasysh në këtë samit”, tha Osmani.

Osmani po ashtu ka vlerësuar rolin e Sllovenisë dhe Kroacisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor për Bashkimin Evropian.

Osmani ka shprehur kënaqësinë e që njëra prej këtyre pikave kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën.

Aktualisht nuk ka vend në Bashkimin Evropian që na thotë se është kundër liberalizimit të vizave. Ky është momentum më i mirë në këto katër vitet e fundit për liberalizimin e vizave. Pra momentumi është i shkëlqyeshëm dhe kemi mbështetjen e nikoqirit. Shpresojmë që gjatë tetorit do të ketë takim për liberalizimin e vizave dhe pastaj në samitin e ardhshëm BE-Ballkan Perëndimor të ketë diçka më shumë. Me rëndësi është që ky proces të bëhet gjatë presidencës çeke të BE-së”, deklaroi Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu