Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim Bujar Osmani, në konferencë për shtyp pas përfundimit të procesit të votimit, tha se fushata për zgjedhjet kuvendare ka qenë demokratike dhe cilësore, shkruan InfoShqip.
Ai deklaroi se Bashkimit Demokratik për Integrim ka fituar në këto zgjedhje, duke shtuar se do të fillojnë aktivitetet për formimin e Qeverisë të udhëhequr nga një kryeministër shqiptar.
“Pjesëmarrja e lartë është shenjë e fortë për demokracinë tonë. Vlerësoj punën e komisionerëve të cilët garantuan proces të sigurt zgjedhor për qytetarët. Dua të shpreh mirënjohje edhe për aktivistët tanë. Megjithëse presim ende rezultatet, jemi krenar për fushatën tonë. Nga ajo që dimë jemi të bindur se kemi arritur qëllimin tonë për të sjellë Bashkimin Demokratik për Integrim në pozitë për të realizuar kërkesën tonë. Falënderojmë qytetarët për besimin dhe votën e tyre”.
E pranojmë këtë përgjegjësi për të përmbushur premtimet tona. Nga nesër do të fillojnë aktivitetet me palën maqedonase për formimin e një qeverie të udhëhequr nga një kryeministër shqiptar. I ftojmë edhe partitë tjera të na bashkëngjiten në këtë kauzë. Presim fitore, por këto zgjedhje do të mbahen mend për fitoren e shqiptarëve”, tha mes tjerash Osmani.