Osmani: Pse ligji i ri për “përfaqësim adekuat dhe të drejtë” është i dobët dhe nuk mund të jetë zëvendësim për balansuesin

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani sot ka komentuar Ligjin për “përfaqësim adekuat dhe të drejtë” për të cilën dha mendim pozitiv edhe Komisioni i Venecia. Osmani thotë se ky ligj nuk mund të zëvendësoj Balancuesin për shkak se nuk vepron automatikisht, por varet nga vullneti i administratës.

“Pse ligji i ri për “përfaqësim adekuat dhe të drejtë” është i dobët dhe nuk mund të jetë zëvendësim për balansuesin: Sepse nuk është më i detyrueshëm, por orientues.

Sepse nuk vepron automatikisht, por varet nga vullneti i administratës.

Sepse nuk bllokon vendimmarrjen kur shkelet përfaqësimi, por vetëm e regjistron atë.
Sepse nuk vepron ex ante po ex post.

Sepse nuk krijon pasoja juridike të drejtpërdrejta për mosrespektim.

Sepse e zhvendos barazinë nga e drejtë në politikë publike.

Sepse lejon interpretim, shtyrje dhe relativizim.

Sepse nuk garanton përfaqësim real, por menaxhim të përfaqësimit.

Balansuesi funksiononte sepse nuk linte hapësirë për improvizim”, shkruan Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu