Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka publikuar letrën nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të cilën e pranoi të martën.
Në postimin e saj në Facebook, Osmani e falënderoi Trumpin për përkrahjen e tij dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me vendin tonë, raporton Klankosova.tv
“Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të, në çdo sfidë e çdo sukses.
Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me Presidentin Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën tonë në vitet që vijnë.” – shkroi Osmani.
Në letrën e tij, Trump e falënderoi Osmanin për përkushtimin dhe miqësinë ndaj SHBA-së dhe shprehu dëshirën për të thelluar bashkëpunimin.
“Ju falënderoj sërish për lidershipin tuaj të guximshëm dhe për faktin që qëndroni si një mike e vërtetë e Shteteve të Bashkuara. Mezi pres të punojmë së bashku me ju në vitet që vijnë“, u theksua në letrën e presidentit amerikan drejtuar të parës së shtetit të Kosovës.