Osmani, serbëve: Kosova është shtëpia juaj, shfrytëzoni të drejtat që ua garanton Kushtetuta

Kosova është shtëpia juaj dhe ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të sigurar që ju të ndjeheni të barabartë, të përfshirë e të dëgjuar.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nga Parlamenti Evropian iu ka bërë thirrje të gjithë serbëve të Kosovës që t’i shfrytëzojnë të drejtat e tyre që ua garanton Kushtetuta e vendit.

Ajo Kosova është e përkushtuar për drejtësi të palëkundur dhe mbetet e vendosur për ta luftuar krimin dhe korrupsionin, teksa serbëve që jetojnë në Kosovë iu tha se kjo është shtëpia e tyre.

“Kosova është shtëpia juaj dhe ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të siguruar që ju të ndjeheni të barabartë, të përfshirë e të dëgjuar”, tha Osmani, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Osmani tha se Kosova mbetet e vendosur që drejtësia të vihet në vend për të gjithë dhe se individët të mbahen përgjegjës për të gjitha veprimet e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu