Osmani sqaron deklatarën “fituesi me fituesin”

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani sqaron deklaratën e bujshme “fituesi me fituesin.”

Sipas Osmanit, parimi në fjalë është njëri nga opsionet që shqyrtohet nga BDI-ja ndërsa kjo parti po analizon të gjithë opsionet për qeverinë e re. Megjithatë, Osmani thotë se me ndryshimin e kryesisë së VMRO-së, thotë se BDI do të pranonte koalicionin me këtë parti.

“Ne mbetemi në qëndrimin se të gjitha pesë opsionet që BDI i ka parashtruar në tavolinë për analizë mbetën me të njëjtën fuqi të mundshme të realizimit. Mirëpo secili opsion ka argumentet “për” dhe kundër. Opsioni i parë që është koalicioni me VMRO-DPMNE ka argumentet “për” dhe “kundër”. Argument kryesor “për” dhe ndoshta arsyeja e vetme pse ulemi dhe bisedojmë dhe shohim atë mundësi të koalicionimit është parimi shumë i rëndësishëm fitues me fitues,” tha Bujar Osmani, anëtar i Kryesisë së BDI-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu