Osmani: Do ta krijojmë qeverinë pavarësisht përgjigjes së Ivanovit

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në emisionin ”Otvoreno” në TV24 ka folur për krizën politike dhe prioritetet e Maqedonisë për të ardhmen.

Bujar Osmani u shpreh se lideri Ali Ahmeti nuk e ka ndërmend për të shkuar te Gjorgje Ivanov që ta binde atë për të dhënë mandatin për formimin e qeverisë së re.

“Edhe lideri Ali Ahmeti edhe BDI deri më tani kanë theksuar se janë për Maqedoni unitare dhe respektimin e Kushtetutës dhe për këtë lideri Ahmeti nuk ka ndërmend të shkojë te Ivanovi dhe ta binde atë për këtë qëndrim të BDI-së”, tha Osmani duke ju përgjigjur pyetjes se a do të pranonte BDI propozimin e Zaevit që së bashku me Ahmetin të shkojnë te Ivanovi për t’u sqaruar.

Sipas tij, Ivanov ka vetëm detyrë ceremoniale dhe nuk kanë se përse ta bindin kur të gjithë e dinë se shumica parlamentare është për Maqedoni unitare.

“Do ta respektojmë afatin Kushtetues prej 10 ditësh dhe pavarësisht çfarë përgjigje do jap Ivanov, do të fillojmë me procedurat për formimin e qeverisë reformatore”, tha Osmani. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu