Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dje e ka vizituar Konsullatën e përgjithshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Venedik, ku sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, është bërë riorganizim shtesë i punës për t’iu dalë në ndihmë sa më shumë qytetarëve tanë dhe për ta shkurtuar kohën e tyre të pritjes.
Siç njoftojnë nga MPJ-ja, nga tani, Konsullata e përgjithshme në Venedik do të punojë me dy ndërrime, të shtunave dhe të dielave. Ky orar i punës në Konsullatë do të zgjasë deri në normalizimin e situatës dhe uljen e kërkesave të qytetarëve tanë për shërbime konsullore.
Stacioni mobil, i cili përdoret në Konsullatën e përgjithshme në Venedik, sipas orarit të përcaktuar që më parë, përdoret edhe në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Romë dhe në Maltë.
VIDEO: