Kryetari i partisë Uniteti, Gëzim Ostreni ka shpjeguar për TV21 pozicionet e partisë së tij lidhur me zhvillimet aktuale.
Ai tha se partia që drejton nuk e ka në plan të shkrihet në ndonjë parti tjetër. Ostreni që njihet si ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së tha se më mirë është ndjerë në luftë, sesa në politikë.