OVL-UÇK: Autoritetet maqedonase ende nuk kanë dhënë përgjigje për protestën në Shkup

Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gazmend Syla, tha se për kërkesat e domosdoshme për mbarëvajtjen e protestës së radhës e cila do të mbahet në Shkup më 13 dhjetor, autoritetet maqedonase nuk kanë dhënë ende asnjë përgjigje për një gjë të tillë.

“Fatkeqësisht deri më dje nuk kemi marrë përgjigje nga Shkupi zyrtar për shfrytëzimin e hapësirës publike, kërkesën që e kemi bërë. Po presim, po besojmë që deri në atë kohë kemi për të marrë përgjigje nga ta”, u shpreh ai në konferencën për media.

Për deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili tha se nuk e mbështet këtë protestë, Syla tha se OVL-UÇK nuk i ka bërë ftesë Mickoskit për të marrë pjesë në këtë protestë.

“Këto deklarata nuk tregojnë unitet, por më shumë përçarje, prandaj për neve kanë qenë të papranueshme. Asnjëherë nuk kemi qëllim të ndikojmë në politikat e tyre të brendshme atje”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu