“Pa din e pa iman!”, Rama reagon me tërbim ndaj çamëve pasi i shiti detin Greqisë

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer në rrjetet sociale pas firmosjes së marrëveshjes që i fal detin Greqisë, ashtu siç veprooi edhe para ardhësi i tij në atë karrige, Sali Berisha.

Duke shënjestruar çamët me thënien pexhorative të shpikur gjatë periudhës komuniste “çam, pa din e pa iman” , Rama i sulet të gjithë atyre që kundërshtojnë këtë tradhti të radhës ndaj vendit duke i quajtur poturexhinj.

Statusi i Ramës
Patriotë me çizme e çamëristë të sapongjizur në kazanin politik e mediatik, pasi i lanë poturet për çerekshekulli varur në telin e fqinjit dhe harruan edhe detin në shtëpinë e tij, na janë ndezur sot flakë e zjarr për të bërë shkrumb e hi qeverinë, në turrën e akuzave për tradhëti!

Janë të mjerë që meritojnë veç mëshirë, po kujt ndër ju shqetësohet prej çizmeve të patriotizmës së tyre pa din e as iman, i them bëj durim edhe pak e prit, sa të shkruhen gjërat e zeza mbi të bardhë në dokumentet e marrëveshjes së re me fqinjin.

Dhe ndërkohë mos dysho hiçfare se ne që ditëm t’i hapim me kurajo e dinjitet, hesapet e 70 vjetëve me fqinjin, ne dimë edhe t’i mbyllim me dinjitet e mirëkuptim, në interes të Shqipërisë e të shqiptarëve pa dallim


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu