Pa izolim total por ka më pak viktima: Strategjia ndryshe e Turqisë

Turqia ishte ndër 10 vendet e para në botë që u prek nga koronavirusi, por ndryshe nga fqinjët aziatikë dhe ata europianë, ajo nuk është futur në karantinë. Presidenti Rexhep Taip Erdogan ka ndjekur një qasje ndryshe, duke vendosur masa të lehta kufizuese dhe duke mbajtur hapur shumicën e bizneseve, pavarësisht kritikave të opozitës. Pas Suedisë, e cila nuk ka marrë asnjë masë për të frenuar pandeminë, Turqia është vendi i dytë në Europë që nuk është izoluar.

Qeveria turke ka ndaluar daljen e qytetarëve nën moshën 20 vjeç ose mbi 65 vjeç. Të gjithë qytetarët e tjerë janë të lejuar të dalin dhe restorantet janë të hapura për shpërndarjen e porosive. Ambientet publike si parqet, institucionet, ose bankat po punojnë me orë të kufizuara, por kantieret e ndërtimit, fabrikat, dyqanet dhe bizneset e tjera kanë vazhduar punën normalisht.

Turqia po konfirmon më shumë se 4,000 raste të reja në ditë, por shkalla e vdekshmërisë ka qenë shumë më e ulët se vendet e tjera të BE-së.

Ministri turk i shëndetësisë Fahrettin Koca argumenton se shkalla e vdekshmërisë prej 2% vjen për shkak të aftësive të mëdha të kujdesit shëndetësor të vendit dhe ndjekjes së një protokoll trajtimi që është i ndryshëm nga vendet e tjera.

Koca thotë se, ndryshe nga vendet e tjera, qasja e Turqisë për të luftuar qendrat Covid-19 bazohet tek gjurmimi i kontakteve në vend të testimit të përgjithshëm të popullatës. Mjeket turq gjithashtu kanë vonuar intubimin e pacientëve në gjendje të rëndë, duke përdorur furnizimit me oksigjen me për një periudhë më të gjatë kohore, që sipas tyre ai ka dhënë rezultate më të mira.

“Turqia ka nisur përdorimin e ilaçit të malarias, hidroksiklorinën shumë më herët se vendet e tjera”, thotë Koca.

“Ne po mundohemi të shpëtojmë jetë”, thotë Dr. Nuri Aydin, presidenti i Shkollës së Mjekësisë në Universitetin e Stambolli. “Ajo që kemi parë është se koha që pacientët kalojnë në njësitë intensive zvogëlohet kur marrin hidroksilkolinë.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu