Pa SHBA, Kosova do mbetej nën kthetrat e pushtimit serb

Ditë më parë u mbajt, në seancën dëgjimore për Ballkanin Perëndimor e cila është udhëhequr nga kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliot Engel. Në këtë seancë dëgjimore foli edhe ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, e cila ka propozuar tre hapa strategjikë që duhet t’i ndërmarrë administrata Biden, për Ballkanin perëndimor, përkatësisht Kosovën.

E para, duhet bashkëpunim më i afërt me BE-në, të cilën duhet ta ndihmojmë me politika të mira. E dyta, duhet ta përkrahim luftën kundër krimit dhe korrupsionit në shtetet e Ballkanit, duke forcuar institucionet demokratike. Është shumë me rëndësi adresimi i asaj që quhet shtete të kapura. E treta, duhet qasje regjionale për ndihmë ekonomike, pra të negociohet me secilin vend veç e veç. Nuk duhet lënë në izolim asnjë vend. Lidhjet ekonomike të Kosovës me Evropën duhet të ndihmohen”, ka deklaruar Albright në seancën dëgjimore.

Këto hapa të propozuara nga Albright janë mirëpritur në Kosovë. Sipas ekspertëve , politika vendore në Kosovë duhet t`i përfitoj nga çfarëdo ndihme që vjen nga vendi mik i Kosovës, siç është SHBA-ja. Si dhe, për Kosovën çdo përkrahje dhe ndihmë amerikane është shumë e rëndësishme. Kosova përfiton nga administrata e Bidenit. Ditë më parë u mbajt, në seancën dëgjimore për Ballkanin Perëndimor e cila është udhëhequr nga kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliot Engel.

Në këtë seancë dëgjimore foli edhe ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, e cila ka propozuar tre hapa strategjikë që duhet t’i ndërmarrë administrata Biden, për Ballkanin perëndimor, përkatësisht Kosovën.

“E para, duhet bashkëpunim më i afërt me BE-në, të cilën duhet ta ndihmojmë me politika të mira. E dyta, duhet ta përkrahim luftën kundër krimit dhe korrupsionit në shtetet e Ballkanit, duke forcuar institucionet demokratike. Është shumë me rëndësi adresimi i asaj që quhet shtete të kapura. E treta, duhet qasje regjionale për ndihmë ekonomike, pra të negociohet me secilin vend veç e veç. Nuk duhet lënë në izolim asnjë vend. Lidhjet ekonomike të Kosovës me Evropën duhet të ndihmohen”, ka deklaruar Albright në seancën dëgjimore.

Këto hapa të propozuara nga Albright janë mirëpritur në Kosovë. Sipas ekspertëve , politika vendore në Kosovë duhet t`i përfitoj nga çfarëdo ndihme që vjen nga vendi mik i Kosovës, siç është SHBA-ja.

Si dhe, për Kosovën çdo përkrahje dhe ndihmë amerikane është shumë e rëndësishme. Kosova përfiton nga administrata e Bidenit. Njohësi i Integrimeve, Mirsad Voca në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se propozimet e Albright janë të ndërtuara mbi një përvojë diplomatike të gjatë të saj lidhur me Ballkanin.

Administrata e J. Biden do t’i adresoj ndryshe çështjet e Ballkanit perëndimor përfshirë Kosovën dhe propozimet e Albright janë të ndërtuara mbi një përvojë diplomatike të gjatë të saj lidhur me këtë rajon. Ajo thekson qartë atë që me të vërtetë është problemi kryesor në Ballkanin perëndimor e që ka të bëjë me korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe me influencën ruse dhe kineze në rajon. Opinionet e saj janë të pakontestueshme sepse është një realitet që duhet tejkaluar për tu afruar me BE dhe nuk ekziston rrugëtim tjetër”, ka thënë ai. Po ashtu, ai është shprehur se Kosova do të përfitoj nga propozimet e saj dhe nga vet Administrata e Biden-it.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu