Ish-ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka folur rreth kërcënimeve që ka marrë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Pacolli tha se familja është vlera më e madhe e shoqërisë, njofton Klan Kosova
Mes tjera Pacolli tregoi se asnjëherë nuk do ta lejoj askënd që mllefin e tij personal ta shpreh duke ia kërcënuar familjen dhe fëmijët.
Ky është postimi i plotë i tij:
“Familja është vlera më e madhe e shoqërisë. Fëmijët janë të shenjtë për secilin prej nesh andaj t’u japim dashuri sa më shumë që mundemi.
Shoqëria jonë duhet të ketë kujdes dhe të mos tejkalojë limitet e respektit ndaj familjes e veqanërisht ndaj fëmijëve.
Nga ana tjetër unë asnjëherë nuk do ta lejoj askënd që mllefin e tij personal ta shpreh duke më kërcënuar familjen, e fëmijët e mi.
Do përdori të gjithë instrumentet ligjorë që ti ndjek këta persona duke shpresuar që në këtë mënyrë i kontribuoj tërë shoqërisë e cila është e ngopur me dhunë, kërcënime e frikësime.”










