Pacolli i drejtohet Vucicit: E ke veç një shans, ta njohësh Kosovën

Ministri i Jashtëm në Detyrë i Kosovës, Behgjet pacolli, i është drejtuar Presidentit Serb, Aleksandar Vucic, duke i thënë se Serbia ka vetëm një shans dhe ajo është ta njeh Kosovën.

Në një intervistë për televizionin ‘Face’, Pacolli ka folur për marrëdhëniet në rajon, politikën dhe zgjidhjet e Serbisë.

Pacolli gjatë intervistës i dërgoi një mesazh presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic.
“Vucic, ju keni vetëm një shans, ta njihni Kosovën. Ky është realiteti. Ai shtet lindi dhe nuk ka kthim prapa. Është zgjidhja e vetme, dhe gjithçka tjetër do të shkojë më lehtë”, u shprehë Pacolli.

Ai theksoi se ai i kishte thënë të njëjtën gjë edhe Milosevicit më parë, duke theksuar se Kosova ishte një shtet i lindur prej kohësh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu