Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar se deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti është i burgosur për diçka që ka bërë krejtësisht hapur – shkruan Periskopi.
Sipas tij, drejtësia duhet të përqendrohet më shumë në kriminelë të vërtetë, ndërsa Kurti nuk është i tillë.
Në vendet evropiane, Pacolli thotë se Kurti do të ishte i lirë.
“Albin Kurti është i burgosur për diçka që ai e bëri plotësisht të hapur. Për diçka që ai bëri brenda parlamentit, dhe kjo ishte vetëm politike. Unë mendoj që drejtësia duhet të përqëndrohet me teper në kriminelët e vërtetë. Albini nuk është kriminel. Në vendet evropiane, ai sot do të ishte i lirë. Mos të harrojmë se ka grua dhe fëmijë!”, shkruan Pacolli në Facebook.
Ndryshe, sot Gjykata mori vendim që t’ua vazhdoi masën e paraburgimit edhe për një muaj, deputetëve të Vetëvendojses, Albin Kurti e Donika Kadaj Bujupi.
Seanca e radhës gjyqësore ndaj tyre do të mbahet më 29 dhjetor./Periskopi










