Pacolli: Mos më quani tradhtar, ja pse u bashkova me PAN-in

Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli ka deklaruar se prishja e koalicionit me LDK-në ishte e pritshme.

Ai ka thënë që nuk e ka tradhëtuar LDK-në dhe Vetëvendosjen, por ka shikuar interesin e qytetarëve.

“Ne nuk kemi mundur gjithmonë të qëndrojmë në koalicion me LDK-në, prishja e koalicionit me ta është normale”, ka deklaruar Pacolli në Rubikon.

Më tej Pacolli ka thënë që ka insistuar vazhdimisht të ndodhë një marrëveshje mes LAA-së dhe Vetëvendosjes por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Kam insistuar vazhdhimisht të ndodhin takime mes LDK-së dhe VV-së, por asnjëra palë nuk ka qenë e gatshme të heq dorë nga posti për kryeministër”, ka thënë ai.

Kujtojmë që partia e Behgjet Pacollit, dje është shkëputur nga koalicioni LAA, dhe ka nënshkruar marrëveshje me koalicionin PAN.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu