Pacolli përplaset me BE-në: Kosovës nuk i jepet as viza e as ndihma, Serbisë 7.5 milionë euro

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, i njohur ndryshe në skenën politike si ‘Baci’, sot ka pasur një deklaratë akuzuese ndaj Bashkimit Europian.

Pacolli ka akuzuar Bashkimin Evropian se po përdor standarde të dyfishta sa i përket Kosovës dhe Serbisë dhe se po e dëmton politikën e jashtme të Brukselit.

Ai po thotë se BE-ja la Kosovën pa viza dhe pa ndihma, kurse Serbisë i dha 7.5 milionë euro për t’u përballur me koronavirusin, ani pse kjo e fundit as që është anëtare e BE-së.

Kreu i AKR-së në një reagim të tij në ‘twitter’ ka vendosur dy fotografi në të cilat shihet shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë teksa i premton ministrit Vitia vetëm lehtësim pas situatës së krijuar nga COVID-19, dhe në tjetrën fotografi shihet shefi i Zyrës së BE-së në Serbi, Sem Fabrizi, teksa njofton se BE i ka ndarë Serbisë 7.5 milonë euro ndihma.


1 Koment

  1. Nga Bota Sot Komente
    Gjakova Gjakovari • një ditë më parë

    Për mendimin tim më i dëmshëm është Selman Tanushi sa COVID-19
    Ja ku eshte veteranë mashtrues, Zonës Operative të Dukagjinit.
    Selman M. Tanushi,ka fallcifikuar cetifikaten e veteranit,me qellim
    Punësimi në Policinë e Shtetit,derisa nuk eshte në gjendje të mirë
    fizike, mentale dhe emocionaledhe nuk ka integritet personal dhe vlera
    te larta etike ,nuk e ka te rregulluar sherbimin ushtarak,per shkaqe
    psiqike,dhe shiko te kaluaren, pyetni ne kuvendin komunal Gjakove,ne rase eshte e nevojitet do te deshmoj ne Gjykate

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu