Ushtrues i detyrës së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po vazhdon me kërcënimet e tij hapur në studio televizive ndaj deputetit dhe kryetarit të AKR’së, Behgjet Pacollit.
E ndaj kësaj ka reaguar Behgjet Pacolli, i cili ka deklaruar se ushtruesi i detyrës Xhelal Sveçla po vazhdon me kërcënimet e tij për ta arrestuar atë nëse shkon në Kuvendin e Kosovës.
Pacolli ka shkruar në Twitter se kjo është sfida më e madhe për Kuvendin e Kosovës që nga viti 1989 kur është suprimuar dhunshëm autonomia e Kosovës në ish-Jugosllavi.
“Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme më ka këRcënuar me arrestim nëse shkoj në Kuvend për të ushtruar detyrën time si deputet. Kjo është sfida më e madhe për Kuvendin e Kosovës që nga viti 1989. Qeveria është përgjegjëse para Parlamentit, jo deputetët ndaj qeverisë. Demokracia duhet të triumfojë”, ka shkruar Pacolli në Twitter.










