Gjatë mbrëmjes së djeshme ku u mbajtë seanca për votimin e presidentit të vendit nga kamerat u kapën teksa bisedonin Osmani me Pacollin.
Se çfarë kishin biseduar ata u bë një temë diskutimi e që gjatë ditës së sotme Pacolli nuk shpëtoi pa u pyetur për biseden që kanë pasur.
Pacolli shprehët duke buzëqeshur që nuk kanë biseduar asgjë fshehtë pasiqë sipas tij ai bisedon me gjithë njerëzit e botës dhe nuk mbanë mëri për askënd.
Gjithashtu ai shprehet që Osmani është kandidatja jonë për presidente dhe duhet biseduar dhe ndarë mendimet mes veti.
“Po më duket kjo pyetje e tëpërt sepse unë bisedoj me krejt njerëzit e botës edhe me ata njerëz që nuk duhet biseduar. Unë jam një libër i hapur dhe nuk mbaj në vete as hidhërime e as urrejte. Ka qenë shumë e drejtë të bisedoj me Osmanin e cila është edhe kandidatja jonë për presidente, kështu që nuk ka pasur diçka të keqe, asgjsë nuk kam biseduar fshehët, kemi biseduar në mënyrë transparentë para publikut dhe kamerës”, u shpreh Pacolli.









