Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritën kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Komunës së Strumicës për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar. Ata dyshohet se e kanë dëmtuar buxhetin e komunës me 668,388 denarë, raporton Portalb.mk.
“SPB Strumicë, në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë, ngriti kallëzim penal kundër K.K. (35) dhe B.Sh. (64), të dy nga Strumica, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale punë e pandërgjegjshme në detyrë dhe kundër I.G. (54) nga Strumica për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar”, raportoi Policia.
Konstandin Konstandinov ishte kryetar i Komunës së Strumicës në zgjedhjet e kaluara, ndërsa dy të tjerët ishin të punësuar në komunë.
Udhëheqësja e administratës në komunë, 54 vjeçarja I.G. kundërligjshëm kishte përgatitën vendim për përjashtim tatimor gjatë shitjes së banesave. Ajo ka keqpërdorur edhe nënshkrimin e udhëheqësit të sektorit për çështje financiare B.Sh.










