Paga mesatare në prill ishte 45.452 denarë, shporta konsumuese në qershor është 64.698 denarë

Paga mesatare mujore neto në muajin prill të këtij viti ka arritur në 45.452 denarë dhe është më e lartë për 10.6% në krahasim me prillin e vitit të kaluar, njoftoi sot Enti për Statistikë.

Kjo rritje kryesisht ka të bëjë me rritjen e pagës mesatare mujore neto në sektorin e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, arsimit dhe shërbimeve administrative dhe ndihmëse – me një rritje prej 13%.

Nga ana tjetër, shpenzimet minimale për një familje katëranëtarëshe në muajin qershor janë rritur për 790 denarë krahasuar me muajin maj, tregojnë të dhënat e përpunuara nga Lidhja e Sindikatave. Sipas këtyre të dhënave, vlera e shportës sindikale minimale në qershor ishte 64.698 denarë, ndërsa me banesë me qira prej 60 metrash katrorë arrin në 80.073 denarë./TV21


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu