Paga mesatare neto për të punësuarit në vend në qershor 2023 ishte 36.527 denarë dhe është rritur për 14,6 përqind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave.
Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Ndërtimtaria (19.6%), Informimi dhe komunikimi (17.9%) dhe Arsimi (17.5%).
Rritje e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave (6.3%), Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) (5.7%) dhe Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (3.2%).
Si edhe më parë, të punësuarit në sektorin e programimit kompjuterik, konsulencës dhe shërbimeve të ngjashme kanë të ardhurat më të larta mujore në RMV, ku në qershor paga mesatare neto ishte 95.257 denarë. Paga më e ulët neto prej 18.800 denarë në qershor 2023 është paguar në veprimtaritë e sigurisë dhe të hetimit.