“Paga tani!” Protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell TV21. Thonë se kjo është tentim për mosrespektim të marrëveshjeve kolektive. Shtojnë se të punësuarit në kulturë u lanë pa rroga gjatë festës së Pashkëve.

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/4069284426728070/?ref=embed_video

Ndryshe, nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit kumtuan se të punësuarit në institucionet nga fusha e kulturës do t’i marrin rrogat me rritjen e nevojshme në dy ditët e para të punës pas festës, ndërsa vonesa ishte për shkak të, siç thonë harmonizimit të rrogave.

“Shkaqet për vonesën janë për shkak të harmonizimit të përllogaritjeve për rroga me Ministrinë e Financave”, informuan nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu