Pagat e dhjetë trajnerëve më të paguar në Ligën Premier, Mourinho bëhet i dyti pas emërimit te Tottenhami

Tottenham Hotspur e ka emëruar Jose Mourinhon si menaxherin e tyre të ri, por zyrtarizimi i tij do të ketë kosto të madhe për kryetarin Daniel Levy.

Mourinho është zyrtarizuar gjatë ditës si trajner i Spurs, duke zëvendësuar nga kjo detyrë të shkarkuarin Mauricio Pochettino.

Megjithatë, emërimi i portugezit do të ketë kosto të madhe për ekipin londinez, pasi Maurinho do të fitojë dyfishin e pagës që fitonte argjentinasi.

Mediumi anglez Daily Mail, ka renditur pagat e trajnerëve më të paguar në Ligën Premier, ku Mourinho renditet i dyti pas emërimit te Tottenhami.

Mourinho si trajner do t’i fitojë 15 milionë funte në vite, po aq sa fitonte sa ishte trajner i Manchester Unitedit, ndërsa vetëm Pep Guardiola me 20 milionë funte në vit është më i paguar.

Pas Gurdiolas dhe Mourinhos në listë vijnë Jurgen Klopp i Liverpoolit dhe Ole Gunnar Solskjaer i Unitedit me pagë prej 7.5 milionë funtesh në vit.

Në dhjetëshen e më të paguarve në Ligën Premier gjenden edhe Manuel Pellegrini, Frank Lampard, Brandan Rodgers dhe Unai Emery.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu