Paguan 18 mijë dollarë për 5 milje rrugëtim me taksi “Uber” (FOTO)

Një njeri në Toronto, që mori një Uber (lloj shërbimi i taksive në disa vende perendimore) për të shkuar nëpër qytet, kishte pakënaqësi mjaftë të mëdha me çmimin.

Personi që ka dashur të mbete anonim, ka udhëtuar për 5 milje në kohën e ngareksës së komunikacionit, një vozitje që zakonisht do të kushtonte 12-16 dollar. Në vend të kësaj personi ishte faturuar për 18 518.50 dollar kanadez, duke u bazuar në faturën e publikuar nga një shoqe e tij në Instagram.

Sipas thecomeback.com Uber fillimisht ka refuzuar të kthej paratë e paguara nga personi, derisa Emily Kennard, që thotë se ka shok personin në fjalë, publikoi foton në Twitter.

Miku im kq paguar 18 mijë dollar për një udhëtim 20 Min (!), Dhe ata nuk po i kthejnë paratë. Çfarë po ndodhë??? Kjo është çmenduri!/InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu