Pak ditë para botërorit, Kroacia mer lajmin tronditës

Kroacia ka marrë një lajm tronditës para finales së Kupës së Botës kundër Francës, e cila do të zhvillohet nesër në Moskë.

Anësori i Interit, Ivan Perisic, është duke punuar për t’u riaftësuar për ndeshjen finale në Botërorin “Rusia 2018”.

Perisic ishte figurë kyçe në fitoren e Kroacisë 2-1 kundër Anglisë në gjysmëfinale, pasi shënoi gol dhe asistoi për Mario Mandzukicin duke ia siguruar finalen vendin të tij.

Në atë sfidë ai pësoi një lëndim në kofshe edhe pse testet nuk treguan ndonjë dëmtim serioz, ai ka shumë pak kohë për ta rimarrë veten. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu