Pak sekonda para rrëzimit të avionit, çfarë ndodhi në qiellin sirian? (VIDEO)

Një avion F-16 i Izraelit u rrëzua sot nga forcat ushtarake të Sirisë duke rritur ndjeshëm tensionet në rajon.

Avioni u rrëzua pasi kishte hyrë në territorin sirian për të sulmuar disa objektiva pasi më parë në hapësirën ajrore izraelite ishte konstatuar një dron i ardhur nga Siria, shkruan Albeu.com.

Pasi rrëzuan dronin (pamjet në video), avionët izraelitë hynë në Siri për të goditur bazat e ushtrisë së Asadit dhe Iranit sipas tyre, por një raketë tokë-ajër rrëzoi një avion F-16.

Pamjet në videon që shoqëron lajmin janë publikuar nga ushtria e Izraelit dhe tregojnë momentin kur forcat ajrore të tyre rrëzuan dronin iranian.

Pak sekonda pas kësaj ngjarjeje, në qiellin e Sirisë u godit një avion izraelit. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu