Avokati Dastid Pallaska e ka kritikuar pjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti si votues në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se asgjë më mirë nuk mund të pritet nga një kryeministër me gjysmë orari që është zgjedhur nga qytetarë sezonal.
Sipas tij, kryeministri Kurti pa fije turpi dhe me vetura zyrtare po bën fushatë politike në Shqipëri.









