Palokaj: Beogradi dhe Brukseli s’do ta kenë të lehtë me Albin Kurtin (VIDEO)

Gazetari i njohur kosovar në Bruksel, Augustin Palokaj, prêt qasje të re nga Qeveria e ardhshme e Kosovës në dialogun Prishtinë-Beograd.

Në një prononcim për gazetën LAJM, Palokaj tha se “Vetëvendosja” dhe strukturat e reja të LDK-së do të mundohen të imponohen si palë e barabartë në këto negociata. Megjiathatë, ai nuk beson që së shpejti të ketë ndonjë lëvizje konkrete në dialog për shkak të zgjedhjeve që pritet të zhvillohen në Serbi në fillim të vitit 2020.

“Unë mendoj se Albin Kurti nuk do ta ketë lehtë, por mendoj se as Serbia dhe BE-ja nuk do ta kenë lehtë me Albin Kurtin sepse ai dhe VV-ja por edhe struktura e re në LDK kanë një qasje tjetër ndaj dialogut nga ajo që e kanë pasur gjenerata e mëparshme, pra duan të jenë palë e barabartë dhe të analizohet mirë se cili është interesi i Kosovës në atë dialog. Duke pasur parasysh se në pranëverë do të ketë zgjedhje në Serbi, nuk pres ndonjë lëvizje konkrete sa i përket dialogut. Është një proces i paparashikeshëm”, tha Palokaj.

Prononcimin e tij të plotë për gazetën LAJM, mund ta ndiqni në videon më poshtë.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu