Pamje: Humori shkodran i Putinit

Presidenti rus Vladimir Putin tha një shaka në klubin e debatit “Valdai”, të tipit shkodran, tema e të cilit ishte “Bota pas hegjemonisë: Drejtësi dhe siguri për të gjithë”, të cilën ai donte të përshkruante situatën e sotme politike në Evropë.

Ai u tall me vendimet e vendeve evropiane për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, të cilat, sipas tij, janë më të dëmshme për Evropën sesa për Rusinë.

Humori i tij të kujton barsoletat e dikurshme në Shkodër, ku vihej në lojë sistemi komunist.

“Djali e pyet të atin: ‘Babi, pse është kaq ftohtë?’

Babai i tij përgjigjet: ‘Sepse Rusia sulmoi Ukrainën’.

Djali pyet përsëri: ‘Po ç’lidhje ka kjo me ne?’

Babai thotë: ‘Kjo është për shkak se ne vendosëm sanksione ndaj rusëve.’

Djali: ‘Pse?’

Babai: ‘Që rusët të ndiheshin keq’.

Djali: ‘A do të thotë kjo se ne jemi rusë atëherë?’”, ishte aja çfarë tha lideri rus.

Por kujtojmë se në Shkodër dikur, dikush i kthyer nga Bashkimi Sovjetik komunist, u pyet:

“Si jetohej atje?”

Përgjigja: “Si në parajsë! Njerëzit hanin mollë dhe ishin të zhveshur…”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu