Pamje nga moment dramatik kur zjarrëfikësit i shpëtojnë jetën gjermanit derisa po mbytej në ujë (VIDEO)

Së paku 42 njerëz humbën jetën dhe disa të tjerë mbeten të zhdukur, pas përmbytjeve që përfshinë pjesën perëndimore të Gjermanisë, tha policia.

Së paku katër njerëz humbën jetën edhe në Belgjikën fqinje, ndërsa Holanda u godit rëndë po ashtu.

Landet Rajnland Falc dhe Nordrajn Vesthalen janë më të goditurat.

Përmbytjet vijnë pas reshjeve rekorde në disa pjesë të Evropës.

Më poshtë e gjeni videon ku njësia e zjarrfikësve zhytet në ujë për t’iu dalë në ndihmë gjermanëve, duke e larguar nga uji një person që po mbytej.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu