Pamje nga terreni dhe rruga e vështirë për në shpellën ku kanë mbetur të ngecur djemtë dhe trajneri i tyre (VIDEO)

Ekipet e shpëtimit po e kanë një mision të vështirë para vetes, tunelet e errëta nëpër të cilët duhet të kalojnë për të arritur të djemtë e ngecur në shpellë, po e bën rikthimin në bazë edhe më të vështirë.

Ata jo vetëm që duhet të kthehen vetë nëpër ujërat e turbullta dhe terrenin e papërshtatshëm, por duhet t’i nxjerrin edhe katër djemtë dhe trajnerin e ngecur, transmeton Telegrafi.

Shumica prej tyre nuk dinë not, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e publikuar më poshtë ku shihet rruga e vështirë deri në sipërfaqe të ujit.

Ata po u ndihmojnë djemve me litar me qëllim që të mos humbin dhe në asnjë mënyrë nuk guxojnë t’i lëshojnë nga duart. Ndërkaq, autoritetet e Tajlandës kanë njoftuar se operacioni për të tjerët që kanë ngecur brenda shpellës do të vazhdojë nesër.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu